DesktopStart
Për të lidhur llogarinë tuaj të TikTok:
- Shkoni tek Llogaritë Sociale dhe klikoni mbi Lidh për TikTok.


- Sigurohuni që jeni të loguar në llogarinë përkatëse të TikTok.
- Klikoni mbi Autorizo për të dhënë akses tek Publer.

- Në fund, zgjidhni llogarinë e TikTok që shfaqet.
Tani jeni gati për të programuar postimet e TikTok në Publer.
Ju lutemi keni parasysh që për shkak të kufizimeve të API-se nga TikTok:
Funksioni i watermarking dhe konfigurimet e URL-ve janë çaktivizuar për llogaritë e TikTok. Kjo do të thotë që nuk mund të shtoni watermarks në videot tuaja të TikTok dhe nuk mund të përfshini lidhje të klikueshme, pasi TikTok nuk i mbështet ato në postime.
Nuk mund të ndryshoni fotografine e profilit ose emrin e përdoruesit për llogarinë tuaj TikTok brenda Publer. Informacioni do të sinkronizohet automatikisht çdo herë që zgjidhni të postoni në TikTok.
TikTok nuk e lejon përmbajtjen e përsëritur, prandaj nuk mund të postoni ose të programoni të njëjtin video në shumë llogari TikTok në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, nuk mund të programoni postime të përsëritura ose të ricikluara të TikTok për tu postuar përsërisht në të ardhmen.
DesktopEnd
MobileStart
Për të lidhur llogarinë tuaj të TikTok:
- Shkoni tek Ikona e Publer në anën e majtë.

- Shkoni tek Llogaritë dhe klikoni mbi + Shtoni llogari të reja sociale

- Klikoni mbi logon e TikTok.

- Sigurohuni që jeni të loguar/logoheni në llogarinë përkatëse të TikTok.

- Klikoni mbi Autorizo për të dhënë akses tek Publer.
- Në fund, zgjidhni llogarinë e TikTok që shfaqet.
Tani jeni gati për të programuar videot e TikTok në Publer.
Ju lutemi keni parasysh që për shkak të kufizimeve të API-se nga TikTok:
Funksioni i watermarking dhe konfigurimet e URL-ve janë çaktivizuar për llogaritë e TikTok. Kjo do të thotë që nuk mund të shtoni watermarks në videot tuaja të TikTok dhe nuk mund të përfshini lidhje të klikueshme, pasi TikTok nuk i mbështet ato në postime.
Nuk mund të ndryshoni fotografine e profilit ose emrin e përdoruesit për llogarinë tuaj TikTok brenda Publer. Informacioni do të sinkronizohet automatikisht çdo herë që zgjidhni të postoni në TikTok.
TikTok nuk e lejon përmbajtjen e përsëritur, prandaj nuk mund të postoni ose të programoni të njëjtin video në shumë llogari TikTok në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, nuk mund të programoni postime të përsëritura ose të ricikluara të TikTok për tu postuar përsërisht në të ardhmen.
*Shkruar nga: Brikena Cani
MobileEnd
Updated on: 16/07/2025