Articles on: Planifikimi i Postimeve
This article is also available in:

Si të vendosni një orar postimi

Të gjithë ata që menaxhojnë llogari sociale të shumëfishta e njohin vlerën e pasjes së një orari postimi, e cila kursen shumë kohë! Bëhet fjalë për vendosjen e llojeve të postimeve që do të ndahen në çdo ditë të javës.


Çdo llogari sociale do të ketë orarin e vet të postimit, por nëse dëshiron, ti mund ta kopjosh atë orar postimi që ta përdorësh edhe për llogaritë e tjera sociale.


Sapomë vendos një orar postimi, nuk duhet të shqetësohesh për zgjedhjen e kohës për çdo postim individualisht, të gjitha postimet thjeshtë do të shtohen në radhën e postimeve në hapësirën kohore të rradhës që do të postohet sipas parametrave të paracaktuar.


Shënim: Për llogaritë sociale si Grupi i Facebook-ut, Profili Personal i Facebook-ut të cilat mbështesin planifikimin e postimeve vetëm nga njoftimet shtytëse, do të duhet të postosh manualisht në Publer, sepse ky është i vetmi mjet që ai mbështet. Prandaj, krijimi i një orari postimesh nuk është një opsion për këto platforma.


Për të vendosur një orar postimi:


  • Shko te Llogaritë Sociale.



  • Sapom arrin tek tabi i Llogarive Sociale, gjej llogarinë sociale për të cilën dëshiron të krijosh një hapësirë kohore të re dhe zgjidhe atë.
  • Mandej, zgjidh opsionin e etiketuar Orar Postimi.



  • Mund të zgjedhësh për të Krijuar Hapësira Kohore një hapësirë kohore ose Plotësim Automatik të hapësirave kohore.
  • Një hapësirë kohore është një plan i detajuar për postimet tuaja. Mund të plotësoni të gjitha informacionet p.sh të hënave-Postime me link; të martave-Postime me foto; etj.
  • Plotësimi Automatik kërkon vetëm orët dhe ditët. Publer do të programojë automatikisht postimet sipas orëve dhe ditëve që ke zgjedhur.



Për të krijuar një hapësirë kohore:


  • Mbi ec në një ditë dhe kliko në butonin Krijo Hapësirë Kohore.



  • Shto një kohë për këtë hapësirë.
  • Vendos cili lloj i Postimit do të dërgohet (p.sh. Link, Video, Foto etj.)
  • Zgjidh të gjitha ditët që dëshiron këtë hapësirë kohore për to.
  • Shto një etiketë për të gjetur më lehtë këtë hapësirë kohore.
  • Fundimisht, kliko mbi Krijo.



  • Pra, për shembull, nëse dëshiron që 'Reels' të ndahen në ditë pune në orën 8:00, orari do të duket kështu pas vendosjes:



Mund të shtosh sa më shumë hapësira kohore që ke nevojë për këtë llogari sociale të caktuar, në varësi të strategjisë së postimeve në media sociale.


  • Nëse dëshiron të Fshish një hapësirë kohore, thjeshtë mund të mbi ecohësh mbi të dhe të klikosh mbi butonin x për t'i fshirë ato një nga një.
  • Në alternativë, gjithashtu mund të klikosh mbi butonin e Koshit të Fshirjeve në cepin e djathtë të sipërm për të fshirë të gjitha hapësirat kohore.



Në alternativë, për të përdorur Plotësimin Automatik:


  • Zgjidh Plotëso Automatikisht në cepin e djathtë të sipërm.



  • Përcakto një rentë kohore (e cila mund të jetë koha e punës për të gjithë, për shembull 8 AM - 9 PM).
  • Zgjidh ditët kur dëshiron të postosh në rentën kohore më lart.
  • Zgjidh numrin e postimeve që dëshiron të ndahen në ditët dhe në rentën kohore të zgjedhur.



  • Fundimisht, klikoni mbi Gjenero.


Shënim: Kur përcakton rentën kohore dhe numrin e postimeve që dëshiron për atë rentë, për shembull 7 hapsira kohore mes 8 - 9 AM. Publer do të krijojë 9 hapësira kohore për atë periudhë kohore. Kjo ju lejon të keni hapsira të shumëfishta për një periudhë specifike (të shkurtër) të kohës.


Nuk është e mundur të krijosh një hapësirë kohore për një tërë periudhë kohore, p.sh. një hapësirë një ore, ku postime të ndryshme mund të caktohen. Çdo hapësirë e caktuar do të ketë një kohë specifike dhe vetëm një postim i caktuar për atë datë dhe kohë specifike.



Mbani parasysh: Nëse aplikoni Plotësim Automatik, postimet tuaja në hapësirën aktuale kohore për ditët e zgjedhura do të fshihen.


  • Sapomë ke krijuar hapësirat kohore duke përdorur Plotësimin Automatik, mund të zgjedhësh për t'i fshirë disa prej tyre ose madje dhe të shtosh etiketa individuale.
  • Për të fshirë, thjeshtë mbi ecoh mouse-in mbi një hapësirë kohore dhe kliko mbi ikonën e vogël x.



Plotësimi Automatik është një mjet i mrekullueshëm për njerëzit që dëshirojnë të ndajnë produktet/sales/shërbimet e tyre shumë herë në ditë në të njëjtën kohë.



Mbaj mend:


  • Mund të përdorësh hapësirat kohore për AutoPlanifikim dhe gjithashtu Riciklim të postimeve.
  • Mund të krijojësh shumë hapësira kohore dhe përshkulje me lloje të ndryshme postimesh dhe etiketash në secilën prej tyre.
  • Do të njoftohesh nëse je duke planifikuar një postim mbi një tjetër, sepse postimet e të njëjtave llogari sociale duhet të kenë një ndryshim prej së paku 1 minute.
  • Mund të krijojësh hapësira kohore të ndryshme për çdo llogari sociale që ke në Publer.
  • Për llogaritë sociale si Grupi i Facebook-ut, Profili Personal i Facebook-ut, të cilat mbështesin planifikimin e postimeve vetëm nga njoftimet shtytëse, do të duhet të postosh manualisht në Publer, sepse ky është i vetmi mjet që ai mbështet. Prandaj, krijimi i një orari postimesh nuk është një opsion për këto platforma.
  • Nëse merr një mesazh "Nuk u gjetën hapësira kohore", mund të jetë sepse ke specifikuar lloje postimesh për hapësirat kohore të tua që nuk përputhen me llojin aktual të postimit.


Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth riciklimit të postimeve, kliko këtu. Sigurohu të vendosësh nëse postimi duhet të riciklohet nëse nuk ka postime të tjera të planifikuara.

Updated on: 16/07/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!