Si të shtoni një imazh të personalizuar për videot e YouTube
Për të shtuar një pamje të personalizuar për YouTube (jo shorts), së pari duhet të verifikoni kanalin tuaj të YouTube për të përputhur me politikën e tyre kundër spamit dhe abuzimit.
Si të verifikoni kanalin tuaj të YouTube:
- Hyni në llogarinë tuaj të YouTube.
- Shkoni te YouTube Studio.
- Hyni në Cilësimet e kanalit.
- Kontrolloni statusin e llogarisë tuaj te Statusi dhe veçoritë e kanalit.
- Shkoni te skeda Përshtatshmëria e ardhshme.
- Më pas klikoni mbi shigjetën pranë opsionit Veçoritë ndërmjetëse.
- Në fund, do të ketë një opsion “Verifiko numrin tënd të telefonit”, klikoni atë nëse nuk është verifikuar tashme.
- Do të ridrejtoheni te skeda e verifikimit të YouTube.
- Shtoni numrin tuaj të telefonit dhe vendin.
- Klikoni mbi Merr kod për të marrë kodin në celularin tuaj.
- Vendosni kodin e verifikimit prej gjashtë shifrash të dërguar në telefonin tuaj.
Si të shtoni/ndryshoni pamjen e personalizuar për videot e YouTube:
Pas verifikimit, ju mund të zgjidhni një pamje të personalizuar/thumbnail për Videot e YouTube (jo shorts).
- Shkoni te Krijo.
- Përpunoni postimin e videos sipas dëshirës suaj.
- Klikoni mbi ikonën e vogël të kameras nën pamjen paraprake.
- Zgjidhni pamjen paraprake që dëshironi të vendosni/ndryshoni. Ju gjithashtu mund të zgjidhni të krijoni një pamje paraprake/thumbnail me Canva ose VistaCreate (Crello).
- Pasi të keni ngarkuar pamjen e personalizuar, do ta shihni të zbatuar në Publer.
- Ju gjithashtu mund të kontrolloni parapamjen e drejtpërdrejtë në të djathtë për të siguruar se do të postohet korrektisht në mediat sociale, dhe më në fund programoni postimin.
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 22/08/2025
Thank you!