Si të shikojmë analizën e hashtag-ëve
DesktopStart
Zbuloni se si po performojnë hashtag-et tuaja me Publer-in! Analiza jonë e hashtag-ëve ofron të dhëna të detajuara mbi performancën e hashtag-eve tuaja të përdorura, që të mund të kuptoni shtrirjen e tyre, angazhimin dhe ndikimin e tyre të përgjithshëm.
Për të shikuar Analizat e Hashtag-eve:
- Shkoni tek Analiza.
- Navigoni te skeda Analizë hashtag-ësh për të parë një pamje të detajuar të performancës së hashtag-ut.
- Keni mundësinë të zgjidhni intervalin kohor të preferuar. Si parazgjedhje, intervali i kohës është 7 ditët e fundit, por gjithashtu ka edhe një mundësi për ju të zgjidhni një interval të personalizuar.
- Gjithashtu mund të radhitni parapëlqimet tuaja sipas Postimeve, Postimeve të Fundit, Pikëve, Shtrirjes, Reaksioneve, Komenteve, Ndarjeve, ose Shikimeve të Videove.
- Përfundimisht, Analizat freskohen automatikisht çdo 24 orë. Nëse nuk sheh një hashtag të dëshiruar të reflektuar në tabelën tuaj, keni mundësinë të freskoni manualisht analizat në çdo kohë duke klikuar Sync Insights.
DesktopEnd
MobileStart
Zbuloni se si po performojnë hashtag-et tuaja me aplikacionin mobil Publer! Analiza jonë e hashtag-ëve ofron të dhëna të hollësishme rreth performancës së hashtag-eve tuaja, duke ju lejuar të kuptoni shtrirjen e tyre, angazhimin dhe ndikimin e tyre të përgjithshëm.
Për të parë Analizat e Hashtag-eve:
- Shkoni tek Analiza.
- Shkoni tek skeda Hashtags për të parë një pamje të detajuar të performancës së hashtag-ut.
- Keni mundësinë të zgjidhni intervalin kohor të preferuar. Si parazgjedhje, intervali i kohës është 7 ditët e fundit, por gjithashtu ka edhe një mundësi për ju të zgjidhni një interval të personalizuar.
- Gjithashtu mund të radhitni parapëlqimet tuaja sipas Datës, Pëlqimeve, Shtrirjes, Postimeve, Komenteve, Ndarjeve, Shikimeve të videove, Angazhmimit dhe Pikëve të Hashtag-ut, duke klikuar mbi ikonën e radhitjes.
- Zgjidhni një nga opsionet më poshtë:
- Përfundimisht, Analizat freskohen automatikisht çdo 24 orë. Nëse nuk shikoni një hashtag të dëshiruar të reflektuar në tabelën tuaj, keni opsionin të freskoni manualisht analizat në çdo kohë duke klikuar Sync Insights.
MobileEnd
*Nëshkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 25/08/2025
Thank you!