Si të programoni postime në formë të gjatë në Twitter/X (postim i drejtpërdrejtë)
DesktopStart
Nëse ke 𝕏 Premium, edhe atë versionin e thjeshtë, tani mund të programosh dhe të publikosh automatikisht Twitter/X postime te gjata me deri në 25,000 karaktere!
Programo postime te gjata me Publer
Kjo është pjesa më e lehtë. Thjesht fillon të shkruash dhe ne do të kujdesemi për pjesën tjetër.
Do ta detektojmë nëse mund të postosh postime të gjata në 𝕏 dhe do të të kalojmë automatikisht në skedën e postimeve të gjata.
Nëse nuk ke 𝕏 Premium, teksti do të shkurtohet në deri në 280 karaktere dhe skeda e postimeve të gjata do të çaktivizohet.
Sigurohu të bazohesh në parapamjen e drejtpërdrejte për të parandaluar çdo surprizë të papritur.
Mbaj mend:
- Programimi i postimeve të gjata nuk është i mundur në 𝕏 direkt, prandaj duhet të përdorësh një aplikacion të palës së tretë, pra Publer.
- Këto poste janë ndryshe nga Twitter threads, të cilat tashmë mund t'i programosh dhe t'i postosh direkt përmes Publer, siç tregohet këtu.
- Postimet e gjata në Twitter mund të përmbajnë deri në 25,000 karaktere, sa kohë që ke abonimin X Premium.
- Publer do të detektojë automatikisht nëse llogaria jote në Twitter mbështet postimet e gjata.
DesktopEnd
MobileStart
Nëse ke 𝕏 Premium, edhe atë versionin e thjeshtë, tani mund të programosh dhe të publikosh automatikisht Twitter/X postime te gjata me deri në 25,000 karaktere!
Programo postime te gjata me Publer në aplikacionin mobile:
- Kliko në shenjën + për të hapur skedën Krijo.
- Filloni të shkruani titullin tuaj.
- Do ta detektojmë nëse mund të postosh postime të gjata në 𝕏 dhe do të të kalojmë automatikisht në skedën e postimeve të gjata.
- Së fundmi, kliko në Vazhdo dhe programo postimin sipas nevojës.
Mbaje mend:
- Programimi i postimeve të gjata nuk është i mundur në 𝕏 direkt, prandaj duhet të përdorësh një aplikacion të palës së tretë, pra Publer.
- Këto poste janë ndryshe nga Twitter threads, të cilat tashmë mund t'i programosh dhe t'i postosh direkt përmes Publer.
- Postimet e gjata në Twitter mund të përmbajnë deri në 25,000 karaktere, sa kohë që ke abonimin X Premium.
- Publer do të detektojë automatikisht nëse llogaria jote në Twitter mbështet postimet e gjata.
MobileEnd
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 31/07/2025
Thank you!