Si të lidhni një Faqe Facebook me një Llogari Instagram
Siç e dini, për të qenë në gjendje të postoni në llogaritë e Instagramit përmes aplikacioneve të palës së tretë, si Publer, ju duhet të keni një llogari Krijuesi ose Biznesi e cila është e lidhur me një Faqe Facebook-ut për të cilën jeni Administrator.
Për të lidhur Faqen tuaj të Facebook-ut me Instagramin:
- Shkoni në Faqen tuaj të Facebook-ut në Facebook.
- Nga ana e majtë, nën Manage Page, klikoni në Settings.
- Në Page Settings klikoni në Linked Accounts.
- Zgjidhni Instagram nga opsionet në të majtë dhe pastaj klikoni në butonin Connect account.
- Ndiqni hapat për të lidhur llogarinë e Instagramit me Faqen e Facebook-ut.
- Kur të keni mbaruar, do të jeni në gjendje të shihni informacionin tuaj të kontaktit të Krijuesit / Biznesit në Instagram.
- Kjo do të thotë se keni lidhur me sukses Llogarinë tuaj të Instagramit me Faqen tuaj të Facebook-ut dhe tani mund ta lidhni atë me Publer.
Çfarë duhet të bëj nëse kam nevojë të “Rishikoj Lidhjen” midis Instagramit dhe Facebook-ut:
- Kjo ndodh ndonjëherë sepse Meta mund të mos e njohë lidhjen.
- Në atë rast, edhe pse llogaritë janë të lidhura, do të merrni gabimin "Rishiko lidhjen / Sinjalizim”.
- Për ta zgjidhur atë, shkoni në Page Settings > Linked Accounts > Instagram dhe klikoni në "Rishiko Lidhjen / Sinjalizim”
Ndiqni hapat këtu për më shumë udhëzime se si të Rishikoni Lidhjen mes llogarive.
Mësoni më shumë se si tani mund të lidhni këtë llogari Instagrami me Publer duke ndjekur hapat këtu.
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 16/07/2025
Thank you!