Articles on: Planifikimi i Postimeve
This article is also available in:

Si të krijojmë dhe programojmë threads të Mastodonit

DesktopStart

Për të krijuar dhe programuar Mastodon threads me Publer:


  • Shkoni te faqja Krijo dhe zgjidhni Mastodon në të majtë.
  • Fillo kompozimin e një postimi të ri.


  1. Shto një spojler ose paralajmërim tek postimi yt (fakultativ).
  2. Përcakto gjuhën e postimit të Mastodon (fakultativ).
  3. Kliko në Bëje një seri postimesh për të filluar krijimin e serisë tënde të postimeve/përgjigjes.


  • Trokit në ikonën e komentit pasues.


  • Aktivizo butonin Bëje një seri postimesh.
  • Për të shtyrë postimin e parë të serisë, aktivizo Shto një shtyrje, dhe specifikoje atë.



  • Për të vazhduar me shtimin e postimeve në seri, kliko ikonën e vogël + nën komentin: Shto një tjetër përgjigje.



  • Nëse aktivizon Shto një shtyrje atëherë mund të vendosësh kur do të postohet postimi i dytë i serisë, bazuar në postimin e mëparshëm.
  • Për të shtuar media, thjesht kliko mbi Kliko për të ngarkuar media dhe zgjidh median që dëshiron të shtosh.



  • Kur të kesh përfunduar krijimin e komenteve pasuese dhe seria jote të jetë e gatshme, thjesht kliko mbi Ruaj dhe vazhdo me programimin e postimit sipas dëshirës.



  • Gjithashtu mund të parashikosh si do të duket Seria e postimeve në Mastodon kur të postohet.



SHËNIM: Seritë dhe komentet pasuese NUK kalohen automatikisht kur riperdoret postimet nga draftet e ruajtura, përmbajtja e programuar, ose postimet e mëparshme të publikuara. Prandaj, do të duhet t'i shtosh ato manualisht çdo herë.


Mbani mend:


  • Mund të shtoni deri në 25 postime në një seri postimi të Mastodon.
  • Mund të specifikoni gjuhën e postimit të Mastodon dhe po ashtu të shtoni një spojler ose paralajmërim (fakultativ).
  • Çdo koment/koment pasues është i përshtatshëm me veglat e formatimit të tekstit, emotikonë, sugjerime hashtag, dhe skedarë medie.
  • Çdo përgjigje pasuese do të ketë një limit prej 500 karakteresh. Publer do të të njoftojë duke nxjerrë në dukje tekstin që ka kaluar këtë limit.
  • Çdo përgjigje pasuese do të ndahet pas atij të mëparshëm. Për shembull, nuk mund të programosh postimin e tretë të një serie për të qenë i postuar para postimit të dytë.

DesktopEnd

MobileStart


Për të krijuar dhe programuar Mastodon Threads në aplikacionin mobil:


  • Klikoni sinjalin + për të krijuar një postim dhe zgjidhni Mastodon.
  • Filloni kompozimin e një postimi të ri.


  1. Shtoni një spojler ose paralajmërim tek postimi juaj (fakultativ).
  2. Përcaktoni gjuhën e postimit të Mastodon (fakultativ).
  3. Klikoni në ikonën e Komentit Pasues për të filluar krijimin e seri postimesh/përgjigje.


Mastodon Threads


  • Klikoni mbi opsionin + Bëje një seri postimesh.


Mastodon Threads


  • Vendos se a dëshiron të shtyjë threadin e parë pasues, duke aktivizuar Shto një shtyrje dhe zgjedh sa kohë dëshiron ta shtyjë atë.
  • Shtoni titullin për përgjigjen e parë të serisë postimeve, një imazh, dhe përcakto gjuhën. Kur të kesh përfunduar, klikoni në Ruaj.


Mastodon Threads


  • Për të vazhduar serinë tënde, kliko mbi opsionin + Bëje një seri postimesh përsëri.


Mastodon Threads


  • Nëse aktivizon Shto një shtyrje atëherë mund të përcaktoni kur përgjigja/postimi i dytë i serisë do të postohet, bazuar në tweetin e mëparshëm.
  • Shtoni tekstin e dëshiruar dhe median e përgjigjeve të dytë të serisë. Kur të kesh përfunduar postimin, klikoni mbi Ruaj.
  • Kur të kesh përfunduar krijimin e komenteve pasuese dhe seria të jenë të gatshme, thjesht kliko mbi Ruaj dhe vazhdo me programimin e postimit sipas dëshirës.


Mastodon Threads


SHËNIM: Seritë dhe komentet pasuese NUK kalohen automatikisht kur riperdoret postimet nga draftet e ruajtura, përmbajtja e programuar, ose postimet e mëparshme të publikuara. Prandaj, do të duhet t'i shtosh ato manualisht çdo herë.


Mbani mend:


  • Mund të shtoni deri në 25 postime në një seri postimi të Mastodon.
  • Mund të specifikoni gjuhën e postimit të Mastodon dhe po ashtu të shtoni një spojler ose paralajmërim (fakultativ).
  • Çdo koment/koment pasues është i përshtatshëm me veglat e formatimit të tekstit, emotikonë, sugjerime hashtag, dhe skedarë medie.
  • Çdo përgjigje pasuese do të ketë një limit prej 500 karakteresh. Publer do të të njoftojë duke nxjerrë në dukje tekstin që ka kaluar këtë limit.
  • Çdo përgjigje pasuese do të ndahet pas atij të mëparshëm. Për shembull, nuk mund të programosh postimin e tretë të një serie për të qenë i postuar para postimit të dytë.


*Shkruar nga: Brikena Cani


MobileEnd

Updated on: 31/07/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!